Ballina Kronike Vodhi para, bizhuteri dhe makinë në një banesë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Vodhi para, bizhuteri dhe makinë në një banesë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Një 34-vjeçar u arrestua në Shkodër pasi kishte vjedhur një banesë. 34-vjeçari me iniciale B.H., kishte vjedhur me thyerje banesën e E.N., 25 vjeç dhe kishte marrë bizhuteri, para e sende të tjera me vlerë.

Gjatë kontrollit në banesë të 34-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme, një automjet dhe dy celularë.

Ndërkohë po vijon puna a nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks