Ballina Sport Vllaznia zyrtarizon Vioresin Sinanin si drejtor sportiv të ri

Vllaznia zyrtarizon Vioresin Sinanin si drejtor sportiv të ri

Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar sot emërimin e Vioresin Sinanit në postin e drejtorit sportiv. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp, ku konfirmohet se legjenda e klubit do të marrë këtë detyrë që nga dita e sotme dhe në vijim.

Me një karrierë të shkëlqyer si futbollist, Sinani konsiderohet një nga emrat e mëdhenj në historinë e Vllaznisë dhe futbollit shqiptar. Tashmë, ai merr në klub një rol të rëndësishëm drejtues, ku pritet të kontribuojë me përvojën dhe vizionin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të ekipit.

“𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚 🔴🔵!” – thuhet në përfundim të komunikatës së klubit shkodran.

Emërimi i Sinanit shënon një hap të rëndësishëm në strategjinë e re të Vllaznisë për të ndërtuar një strukturë më të fortë dhe më konkurruese për të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks