Goli i Gerald Kubazit i ka mjaftuar Vllaznia U19 per te fituar trofeun “Eagle Cup” duke mundur ne kete menyre ekipin italian Hellas Verona me rezultatin 1-0 ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne “Shtepia e Futbollit” ne kryeqytet.

Djemte e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kane dominuar ne kete perballje duke treguar se kane ardhur me merite deri tek fitimi i trofeut. Duhet theksuar se ne pjesen e dyte loja eshte nderprere per disa minuta per shkak te perplasjes se portierit te Vllaznise me nje futbollistte Verones.

Ky i fundit eshte demtuar dhe eshte dashur nderhyrja e ambulances ne fushe dhe per ta drejtuar drejt Spitalit. Si rrjedhoje dy ekipet kane pritur disa minuta deri ne marrjen e lajmeve pozitive nga futbollisti ne fjale per gjendjen e tij shendetesore.

Pas rifllimit te lojes, Hajdari eshte ndeshkuar me karton te kuq duke e lene Vllaznine me nje lojtar me pak por kjo nuk ka ndikuar ne lojen e saj qe e ka mbrojtur rezultatin deri ne fund dhe pas vershellimes perfundimtare te arbitrit, i eshte gezuar edhe fitimit te trofeut.

“Eagle Cup” eshte nje aktivitet qe zhvillohet per here te pare ne vendin tone nga Fondacioni “AlbItSol” ne bashkepunim me FSHF dhe ne te moren 8 ekipe nga vende te ndryshme. Vllaznia U19 si fituese e ketij turneu ka marre te drejten per te marre pjese ne turneun e famshem “Viareggio Cup” qe zhvillohet çdo vit ne Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu