🏆 Vllaznia U13 fituese e “Visit Shkodra Trophy 2025”

Skuadra U13 e Vllaznisë ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u shpallur fituese e turneut “Visit Shkodra Trophy 2025”. Nën drejtimin e trajnerëve Valdano Nimani dhe Ardit Mesi, të rinjtë shkodranë treguan talent, pasion dhe vendosmëri, duke u ngjitur në vendin e parë.

Edicioni i dytë i këtij turneu u zhvillua më 5-7 shtator 2025 në Shkodër, duke mbledhur ekipe të grupmoshave U-9, U-11, U-13 dhe U-15, nga akademitë më të mira të futbollit në Shqipëri dhe në rajon. Ky aktivitet sportiv, tashmë i kthyer në traditë, jo vetëm që promovon talentet e reja, por edhe forcon rolin e Shkodrës si një qendër e rëndësishme e futbollit shqiptar. Urime djemve kuqeblu për këtë arritje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu