Vllaznia zyrtarizon firmen me Sherif Kallakun i cili nga dita e sotme eshte futbollist i saj. Nga sa behet e ditur nga vete klubi shkodran, firma me kete futbollist eshte dyvjeçare dhe ky eshte nje tjeter lajm i mire.
Kallaku eshte nje lojtar i cili eshte kerkuar me ngulm nga trajneri Martini i cili ia njeh mire vlerat sepse te dy kane punuar sebashku tek ekipi i Teutes dhe tashme do te bejne te njejten gje edhe te Vllaznia.
𝐒𝐇𝐄𝐑𝐈𝐅 𝐊𝐀𝐋𝐋𝐀𝐊𝐔 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.
Mirë se erdhe në familjen 🔴🔵 Sherif!