Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedolski analizon situatën në kampin e kuqebluve edhe pse ndodhet prej vetëm pak ditësh në Shkodër.

Ai bashkë me mesfushorin Fjoart Jonuzi “harrojnë” fitoren me Erzenin 3-1 që riktheu Vllazninë te suksesi pas 6 ndeshjeve ndërsa fokusohen tërësisht te përballja e kësaj të diele në orën 15:00 në “Kukësi Arena”. 

Goce Sedolski:

Unë edhe si lojtar edhe si trajner kam pasur si qëllim të fitoj çdo ndeshje. Dua t’ua transmetoj edhe lojtarëve të mi urinë për suksese. Kukësi është një ekip i fortë që për më tepër luan në shtëpinë e tij. I kemi studiuar. Dua që lojtarët të bëjnë atë qe u them unë dhe ta djersijnë fanellën e këtë dua ta shikoj edhe kundër Kukësit”.

Fjoart Jonuzi:

Normal që do të kem emocione pasi kam lindur në Kukës. E shikoj Kukësin si një skuadër shumë të organizuar. Pavarësisht rezultateve të kohëve të fundit, ata janë një skuadër shumë e mirë. Pavarësisht kësaj, ne do të shkojmë aty vetëm për të marrë tre pikët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu