Tashmë është zyrtare: Kevin Dodaj do të jetë pjesë e Vllaznisë deri në fund të sezonit. Klubi shkodran ka arritur akordin me CSKA Sofia për huazimin e këtij futbollisti deri në fund të sezonit. Sulmuesi 20 vjeçar ka mbërritur mbrëmë vonë në Shkodër dhe sot është prezantuar nga ana e vetë presidentit të kuqebluve Alban Xhaferi. Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit shkruhet:

Zyrtare: Kevin Dodaj i bashkohet KF Vllaznia, në formë huazimi, deri në fund të sezonit 2025–2026. Sulmuesi i CSKA-së, Kevin Dodaj, do t’i bashkëngjitet në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual. Shumë fat dhe suksese, Kevin, në gjysmën e dytë të sezonit në vazhdim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu