Vllaznia dhe Tirana përfitojnë nga hapi fals i Partizanit dhe hedhin një hap të madh në javën e 17. Shkodranët interpretuan në mënyrë perfekte ndeshjen me Laçin për suksesin e katërt rresht dhe të tretin në kampionat. Debutimi i Bekim Balajt që hyri në fushë në minutën e 58 të takimit është një tjetër lajm i mirë për Mirel Josën dhe skuadrën e tij që ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 2 më pak se Partizani që zbret në vendin e dytë dhe 3 më pak se Tirana e cila merr kryesimin e Kategorisë Superiore. Pjesa e parë në Shkodër u mbyll në avantazhin e dyfishte me dopietën e Hoxhajt ndërsa Juric shtoi një gol tjetër duke bërë tërësisht të pavlefshëm realizimin e Shkurtajt për të dytën ndeshje rresht me gol por në ndeshjen e tretë rresht të Laçit pa fitore. Golin e katërt e sigloi Jonuzi në kohën shtesë.






