Zyrtarizohet huazimi i mbrojtësit Artan Jazxhi nga ekipi i Teutës. 24 vjeçari ka pak ditë që i është bashkuar kuqebluve në stërvitje dhe madje në miqësoren e djeshme ndaj “Vllaznia Elite” ka qenë në fushë, ndërkohë që klubi Shkodran afrimin e tij e ka bërë të ditur pak minuta më parë.
Në faqen zyrtare të tij shkruhet:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Teuta për huazimin e futbollistit Artan Jazxhi. Mbrojtësi 24 vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës tonë për Kupat e Europës. Mirë se erdhe Artan Jazxhi!” Kujtojmë që ka qenë një kërkesë e trajnerit Martini marrja e këtij lojtari, e cila ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit shkodran. Tekniku aktual i kuqebluve e njeh mjaft mirë futbollistin në fjalë sepse e ka patur në stërvitje për një kohë të gjatë tek Teuta dhe prandaj ka insistuar për ta patur në dispozicion, qoftë edhe për Kupat e Europës.