Vllaznia ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj Besës së Kavajës, e cila u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-2. Takimi u konsiderua një provë e rëndësishme për të dyja skuadrat në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Loja u karakterizua nga ekuilibër dhe raste të shumta shënimi nga të dyja palët. Megjithatë, Besa u tregua më e saktë në shfrytëzimin e mundësive dhe arriti të shënojë dy herë. Nga ana tjetër, kuqeblutë, pavarësisht rasteve të pastra për gol, u ndalën vetëm në një realizim.

Ky test shërbeu si mundësi për stafet teknike të dy ekipeve që të provojnë formacionet, të aktivizojnë lojtarët e rinj dhe të matin gjendjen fizike të skuadrave, duke marrë përfundime të vlefshme për vazhdimin e përgatitjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu