Vllaznia dhe Dinamo përballen të dielen në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë për gjysmëfinalen e “Final 4”, mini-turneut që do vendos për skuadrën kampione në Superligë për këtë sezon. Përpara ndeshjes trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric kërkon me çdo kusht fitoren dhe finalen e 12 majit. Për shkak të renditjes më sipër në sezonin e rregullt, Vllaznia ka avantazhin që të kalojë në finale edhe me barazim, por Brdaric bën apel që të kërkojnë suksesin e plotë për mos rrezikuar. Dinamo vjen nga fitorja e Kupes vetëm dy ditë më parë kundër Egnatias.

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë

“E dimë që nesër është një ndeshje e madhe. Po punojmë fort për të hedhur hapin e rëndësishëm, atë të shkuarjes në finale. Vërtetë ne kemi edhe avantazhin e barazimit, por shkojmë vetëm për fitore. Gjithsesi do të ruajmë një balancë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nuk duhet të mendojmë fare për barazimin, por për ta fituar ndeshjen. Kemi luajtur edhe 6 herë të tjera me Dinamon dhe e njohim mjaft mirë njëri- tjetrin, por kuptohet që çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe këtë herë ne do të tentojmë me çdo kusht fitoren. Për ne si staf nuk është koha të ëndërrojmë. Është koha të punojmë sa më mirë për ta përgatitur skuadrën si duhet dhe së bashku të bëjmë realitet atë çfarë ëndërrojnë tifozët. Nuk e kemi mendjen aspak tek finalja e 12 majit, por vetëm tek ndeshja e nesërme. Unë besoj se Vllaznia do të jetë në finale dhe bashkë me mua edhe e gjithë skuadra beson. 3 gjëra kanë rëndësi: të jemi energjik, dinamik dhe të dijmë që kemi shumë tifozë që na mbështesin, prandaj duhet të japim më të mirën. Lojtarët të punojnë për fanelën dhe të gjithë bashkë të prekim finalen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu