Ashtu siç ishte parashikuar, kuqeblutë kanë konsumuar vetëm dy ditë pushim, 31 dhjetor 2023 dhe 1 janar 2024, dhe i janë rikthyer përgatitjeve dimërore. Skuadra është stërvitur në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” ku në dispozicion të trajnerit Qatip Osmani kanë qënë mbi 25 futbollistë, portierët Qarri, Mehidri, Jukaj. Mbrojtësit Smajli, Juriç, Stojanoviç, Beci, Hakaj, Pusi, Paloka, Sala, Brahimi dhe Selmani. Mesfushorët Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Delaj, Zaganjori, Dulaj, si edhe sulmuesit Çoba, Balaj, Dodaj, Gomes dhe Halili. Në programin e teknikut Osmani, ka qënë një seancë e plotë në minutazh, e cila ka zgjatur në pak më shumë se 90-të minuta, e cila ka nisur me vrapime përrreth fushës, duke kaluar më pas në ushtrimet atletike. Në vijim, në program ka qënë puna me topin, ku futbollistët të ndarë në grupe të veçantë kanë punuar në kuadrat, ndërkohë që në krahun tjetër, trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi ka vijuar të punojë me treshen e portjerëve Qarri, Mëhidri dhe Jukaj. Programi vijim ka vazhduar me një ndeshje në gjysëmfushe me një formacion të përzier, minutazh ky që ka mbyllur seancën e zhvilluar pasditen e djeshme në “Loro Boriçi”. Nga sa është parë, jashtë grupit të parë të skuadrës kanë qënë dy futbollistët e rinj, Delaj dhe Pusi, të cilët kanë kaluar dëmtimet fizike, i pri në ndeshjen e kampionatit të 21 vjeçarëve dhe i dyti në sfidën Superiores me Egnatian. Gjithësesi, stafi mjekësor, konfirmon se për ditët në vazhdim, që të dy futbollistët janë gati pr t’iu bashkuar grupit të parë. Ndërkohë, menjëherë pas mbylljes së seancës, skuadrë është sistemuar në autobuzin kuqeblu duke marrë rrugën për në Ulqin ku kaluar edhe mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, sipas programit të hartuar nga stafi teknik që prej ditës së sotme, skuadra është përfshirë me një ngarkesë nga dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite. Nga sa bëhet e ditur, gjatë qëndrimit dhjetë ditor në kampingun ulqinak, programi i Vllaznisë do të gërshëtohet edhe me dy ndeshje miqësore në mënyrë që skuadra të jetë gati për ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2024,  cila do të me 14 janar, kur në kuadrin e javës së 19-të, Vllaznia pret në Shkodër, ekipin e Kukësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu