Goli i Herald Markut mjafton që Vllaznia të mundë Tiranën në ndeshjen më të rëndësishme të javës 21 në Kategorinë Superiore. Mesfushori shkoran gjeti rrjetën në minutën e 50 të ndeshjes së luajtur në “Loro Boriçi” për t’i dhuruar ekipit të Mirel Josës një sukses shumë të rëndësishëm në garën për titullin kampion. Gjyqtari Enea Jorgji akordoi një penallti në favor të shkodranëve në minutën e 48 pas një dueli ajror mes Betiratche dhe Bekim Balajt. Për gjyqtarin kryesor, ndërhyrja ishte 11-metërsh dhe pavarësisht protestave të stërzgjatura të miqve, ai nuk ndryshoi mendim.

Jorgji u konsultua në distancë me VAR-in por nuk shkoi ta shikonte edhe një herë dinamikën që vendosi fatin e takimit më të rëndësishëm të javës së 21. Tirana nuk ka arritur të fitojë ende asnjë ndeshje ndaj Vllaznisë këtë sezon pasi shkodranët kryesojnë me 2 fitore dhe 1 barazim ndërsa edhe ndeshja e fundit e sezonit mes dy skuadrave, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia e ngushton në 3 pikë diferencën me skuadrën bardheblu që thyhet dhe bën një hap pas edhe pse mbetet në vendin e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu