Vllaznia vijon punen per ndertimin e skuadres se sezonit te ri dhe ndryshe nga vitet e tjera po i kushton nje rendesi shume te madhe elementit te ri te ardhur nga Akademia.

Si rrjedhoje diten e sotme ka hedhur firme ne kontraten e pare si profesionist nje tjeter 18 vjeçar. Behet fjale per mesfushorin Hazret Shimaj, i cili eshte prezantuar nga klubi shkodran pak minuta me pare.

Shimaj ka qene nje nga elementet qe ka spikatur tek ekipi U19 i Akademise Vllaznia dhe si rrjedhoje pas Ersi Zaganjorit, Kevin Dodajt, Klajti Halilit dhe Aron Jukajt, behet futbollisti i peste qe firmos me ekipin e pare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu