Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së pestë të Superiores. Vllaznia ka mundur 2-0 Vorën, në ndeshjen e luajtur në Shkodër.

Sfida u zhbllokua nga Bekim Balaj në minutën e 28-të, me sulmuesin që përktheu në gol një 11-metërsh. Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Murataj me kokë vendosi një herë e mirë fatin e këtij takimi. Vllaznia renditet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Vora është në vendin e pestë me 7 pikë. Në ndeshjen tjetër në Vlorë, Flamurtari-Egnatia përfundoi 1-2 në favor të kampionëve të Shqipërisë.

lg.php.gif

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu