Vllaznia merr një fitore të rëndësishme në kryeqytet, pasi mposht Partizanin 2-0 në “Arenën e Demave”. Kevin Dodaj është heroi i takimit për shkodranët, pasi shënon dy gola në portën e të kuqve. Trajneri Kërnaja ndëshkohet me karton të kuq pas 17 minutash lojë, por Partizani i afrohet golit me Sidibe dhe Human. Edhe Vllaznia rrezikon, por pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Pjesa e dytë nis me gol. të kuqtë kalojnë në avantazh me Isgandarlin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë lojtarit i anulohet një tjetër gol dhe më pas skenën e rrëmben Dodaj, që shënon golin e avantazhit dhe në minutat shtesë shënon sërish golin që vulos fatin e takimit. Pas këtij suksesi Vllaznia ngjitet në kuotën e 56 pikëve në krye të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt.






