Vllaznia është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa eliminoi Elbasanin. Për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë, me 120 lojë që përfunduan 3-3, ndërsa akti i parë ishte mbyllur 0-0.

Një autogol i Lilës i dhuroi epërsinë shkodranëve në minutën e 14-të, ndërsa Lajthia u kundërpërgjigj në minutën e 26-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Lajthia kompletoi dopietën, duke përmbysur sfidën. Në të 57-tën, ishte Gurishta që vendosi ekuilibrat.

Ndeshja ishte mjaft emocionuese në minutat e fundit, teksa skuadrat realizuan nga një gol, përkatësisht me Krymin dhe Olberkis. Pavarësisht rasteve, në kohën shtesë nuk pati gol.

Nga pika e bardhe e penalltisë, më të saktë u treguan shkodranët, që shkojnë kështu në gjysmëfinale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu