Vllaznia e femrave eshte kampione e Shqiperise per te 11-te vit rradhazi. Ne ndeshjen finale te luajtur ne “Shtepia e Futbollit” ne kryeqytet, vajzat kuqeblu fituan me rezultatin e thelle 4-0. Goli i pare u shenua nga pika e bardhe e penalltise ne minuten e 21  nga Franja. Tre minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte, kete here me autore Fortesa Berisha. Por nderkohe ne minuten e 27-te do te vinte edhe goli i trete me autore Rrezona Ramadanin. Ne fillimin e pjeses se dyte do te vinte edhe goli i katert. Do te ishte serish Franja qe do te shenonte, por kete here me koke. Gjithcka eshte mbyllur me kete rezultat dhe Vllaznia eshte zyrtarisht kampione e Shqiperise per sezonin 2023-2024!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu