Futbolli i femrave ne Shqiperi ka dhe do te kete vetem nje emer: VLLAZNIA. Mbremjen e sotme ajo eshte krorezuar per te 12-ten here kampione e Shqiperise.
Ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit ne finalen e kampionatit qe u kuajt ne “Arena e Demave” te kryeqytetit.
Pavaresisht rasteve te shumta ne pjesen e pare ne favorin e Vlaznise ato nuk jane konkretizuar dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. Panorame krejt ndryshe do te kishte pjesa e dyte ku fillimisht do te ishte Bajraktari qe do te zhbllokonte shifrat dhe me pas Megi Doçi do te dyfishonte.
Fitoren e vajzave shkodrane e uroi edhe kreu i FSHF Armand Duka qe shkruan:
Urime Vllaznisë për titullin kampion në Kategorinë Superiore për vajza!
Pas një sezoni të luftuar, vajzat shkodrane ngritën një tjetër trofe dhe uroj një paraqitje sa më pozitive në UEFA Women’s Champions League.
Përgëzime edhe Partizanit të vendit të dytë, që do të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Women’s Europa Cup.
Ne, klubet, të gjithë së bashku, duhet të vazhdojmë të punojmë në rritjen e garës dhe nivelit të futbollit të vajzave në Shqipëri, që është një nga objektivat kryesorë të Federatës së Futbollit.