Ballina Sport Vllaznia dhuron show ndaj Dinamos, përmbysje e madhe në Shkodër

Vllaznia dhuron show ndaj Dinamos, përmbysje e madhe në Shkodër

Vllaznia ka marrë një fitore të jashtëzakonshmë në “Loro Boriçi” kundër Dinamos.

Ekipi kryeqytetas arriti të kalonte fillimisht në avantazh që në minutën e katërt me anë të Denison.

Festa e Dinamos zgjati pak, pasi Vllaznia gjeti golin e barazimit në minutën e 11’ me anë të Çobës. Por shkodranët nuk u ndalën me kaq, pasi Gruda shënoi golin e epërsisë në minutën e 34’.

Në pjesën e dytë ishin përsëri vendasit kryefjalë, ku në minutën e 54’ shënojnë edhe golin e tretë me Bekim Balaj.

Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e gjashtë me 19 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks