Dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të të Superiores prodhuan emocione. Barazim 1-1 në sfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë, takim ky i luajtur në “Air Albania”. Të kuqtë zhbllokuan shifrat me Tomën, ndërsa Mala i dhuroi një pikë shkodranëve. Vllaznia kryeson kampionatin, sakaq Partizani është në vendin e shtatë.

Nuk ka fitues në Vlorë, me takimin mes Flamurtarit dhe Tiranës që u mbyll 1-1. Golit të Maksutit, iu përgjigj Zhunior, me këtë të fundit që shmangu humbjen e bardhebluve. Ky barazim nuk i shkon përshtat asnjërës nga skuadrat, të cilat luftojnë për mbijetesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu