Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e orës 17:30 të së premtes në Kategorinë Superiore, ku Vllaznia- Elbasani është mbyllur në barazim 1-1. Shkodranët arritën të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të me Deliun, I cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe i dha avantazhin ekipi të tij. Megjithatë Elbasani nuk dorëzohet, por vetëm 13 minuta më vonë arriti të gjejë rrugën e rrjetës me Mustën, I cili në të 24-ën minutë vendosi baraspeshën duke kaluar verdheblutë në festë.

Por vetëm një minutë më vonë gjatë një topi të goditur nga Gruda, është Olberkis, I cili prek topin me dorë Brenda zonës dhe penallti për Vllazninë. Bekim Balaj mer përsipër ta ekzekutojë, por portieri Abalora arrin ta ndalë, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar. Pavarësisht perpjekjeve të dy skuadrave për të fituar ndeshjen, gjithcka u mbyll me rezultatin 1-1.
Ndërsa në takimin tjetër Bylis arriti të mposhtë Partizanin, duke përmbysur rezultatin nga 2-0 për të kuqtë në 3-2 për ballshiotët, duke bërë që demat të renditen në vendin e 4, ndërsa Bylis momentalisht në vendin e 7-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu