Vllaznia mposhtet 1-0 nga Bylis në Ballsh, në ndeshjen e vlefshme për Superioren.
Ndeshja për shkodranët u komplikua që në gjysmën e pjesës së parë pas daljes me karton të kuq të Bajramit. Vendasit u përpoqën që të përfitonin nga superioriteti numerik dhe iu afruan golit në shtesë me Peraltën, por portieri Jukaj i tha jo.

Ballshiotët shtuan presionin në fillimin e pjesës së dytë dhe gjetën golin e epërsisë. Një ish si Da Silva ndëshkoi Vllazninë, me një të majtë fantastike. Edhe pse me forca të pakta, mysafirët provuan që të ngacmonin portën kundërshtare, me anë të Deliut. Vllaznia vazhdon me rezultatet negative, teksa pozicionohet në vendi ne 3-të me 52 pikë. Gjithsesi, në fund feston Bylis që renditet në vendin e shtatë me 36 pikë. Në takimin tjetër, Skënderbeu triumfoi 1-2 ndaj Laçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu