Klubi i Vllaznisë ka nisur merkaton e futbollistëve, duke siguruar firmën e një futbollisti që pritet të ndihmojë kuqeblutë në ecurinë në pjesën e dytë të edicionit. Shkodranët bënë të ditur se kanë kthyer në radhët e klubit Serjan Repajn.

Ky i fundit, i dalë nga akademia e Vllaznisë, u largua nga shkodranët katër vite më parë për të vazhduar karrierën në klube të tjera, teksa ishte pjesë e Apolonisë ku edhe mbajti shiritin e kapitenit. Ai është shkëputur tashmë nga fierakët për t’u bërë tashmë përsëri e klubit kuqeblu, me të cilin ka për 2 vite e gjysmë.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh në radhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu. Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu