Ballina Aktualitet Vjosa Osmani dy ditë në Tiranë, zbardhet axhenda e takimit me presidentin...

Vjosa Osmani dy ditë në Tiranë, zbardhet axhenda e takimit me presidentin Begaj

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni disa nga detajet e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

04 shtator 2023

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks