Ballina Kronike Vjedhje brenda shkollës ‘Besëlidhja’ në Lezhë, autorët marrin disa kompjutera dhe ja...

Vjedhje brenda shkollës ‘Besëlidhja’ në Lezhë, autorët marrin disa kompjutera dhe ja mbathin

Një vjedhje ka ndodhur në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa kompjutera.

Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, për këtë rast është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks