Ballina Kulture Vizita në shtëpinë e mjeshtres se madhe Zyliha Miloti, dhurata e veçantë...

Vizita në shtëpinë e mjeshtres se madhe Zyliha Miloti, dhurata e veçantë për të riun

Mjeshtria e madhe e humorit Zyliha Miloti mbetet nje prej artisteve qe vitet i ka lene pas dhe perhere shkelqen, jo vetem ne skene. Ajo padiskutim eshte nje frymezim per te rinjte dhe shembull i bukur per tu ndjekur. Mirsad Basha, i riu qe vazhdimisht ju qendron prane artisteve dhe udheheqes i kauzave mjedisore, ka vizituar artisten prej te ciles ka marre edhe nje dhurate te veçante. 

Ja cfare shkruan ai ne rrjetin social: 

Vizitat tek nana Zyli jane perhera te mrekullueshme, te pasunojne me kulture dhe art, me Shkoder e krenari. Znj.Zyliha Miloti asht trashegimi e gjalle kulturore dhe pasuni kombetare e cila i dhuroi shume brezave gjane me te rendesishme e pozitive qe duhet te kena cdo dite, buzeqeshjen. Buzeqeshja bjen gezim dhe kur jena te gezuem japim dhe marrim shume dashni. Keshtu asht per ne dhe Nana Zyli, asht dashni e fisnikeri e tek e cila duhet me i ndejt afer dhe me e pas si shembull. 

Sot Nana Zyli me dhuroi 3 libra teper te cmuem, 3 partitura te operava ma te rendesishme qe kena dhe do jene nji pasuni e shtume ne biblioteken e madhe te EKO CLUB . Me dhjetra artiste sot i kaluen keto partitura te vjetra neper duer dhe ishin teper te emocionuem te kishin mundesi qe te preknin keto vepra qe jane ma shume se 645 faqe artit te vertete dhe te tana te shkrueme me dore. 

Falemnders Nana Zyl! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks