Ballina Aktualitet Viza false për të çuar qytetarët drejt Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë! GJKKO...

Viza false për të çuar qytetarët drejt Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë! GJKKO lë në burg organizatorin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
25.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me
vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Leonardo Lama, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”
e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në
nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë
27.07.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Leonardo Lama, i dyshuar për
kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e
parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “arrest në
burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 54, datë
06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Leonardo Lama, të dërgohet
menjeherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të
organit procedues.
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për
ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks