Permbytjet e rrugeve qe shkaktuan reshjet ne qytetin e Shkodres krijuan per minuta te tera nje situate problematike me qarkullimin. Bashkia Shkoder njoftoi daljen ne terren te grupeve te punes dhe pas nderhyrjes nga ana e UKQ Shkoder, gjendja u arrit te normalizohej. Kryebashkiaku Benet Beci ka njoftuar se edhe nje shtepi eshte permbytur.
Statusi Benet Becit:
Pas reshjeve intensive dhe ndërhyrjeve të grupeve të terrenit, situata është normalizuar në të gjitha rrugët e qytetit.
Strukturat e bashkisë Shkodër janë në gadishmëri për përballimin e situatave që mund të krijohen si pasojë e motit të keq me reshje intensive që mund të shoqërojnë qytetin tonë edhe gjatë ditëve në vijim.
KONTAKTONI PËR ÇDO RAST EMERGJENT BASHKINË SHKODËR
☎️0676878691
☎️129
Statusi i dyte:
Qyteti i Shkodrës është përfshirë gjatë ditës së sotme nga reshje me intensitet të lartë kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Si pasojë e reshjeve ka prezence uji në disa segmente rrugore.
Punonjësit e ujësjellësit, shërbimet publike dhe emergjencat civile janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e shpjetë të situatës kjo edhe në varësi të situatës së reshjeve.
Aktualisht po punohet në qendër të qytetit, dhe në një banesë në lagjen Kiras në një banesë me prezencë ku mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me pompa për tërheqjen e ujit.
Situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.







