Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 345 mijë nxënësit që ulen sot në bankat e shkollave në nisje të vitit të ri shkollor.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë është ndalur tek 26.500 vogëlushët të cilët nisin sot rrugën e bukur të dijës.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.