Ballina Kronike Viti i ri nis me plagosje në Postribë, policia arreston autorin

Viti i ri nis me plagosje në Postribë, policia arreston autorin

Një shtetas ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. Një person në moshë të re është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person. I riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i riu nga Postriba është plagosur në këmbë por duke mos patur kështu rrezik për jetën. Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes. Pas hetimeve paraprake policia vendore e Shkodrës ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes. Arrestimi ka ardhur pasi i plagosuri ka treguar personin që e ka qëlluar me armë zjarri dhe menjëherë policia ka bërë lokalizimin e tij në zonën e Postribës duke e vënë në pranga. Ndërkohë mësohet se ngjarja në Postribë ka ndodhur pas një konflikti të çastit me të plagosurit dhe autorit të arrestuar. Shtetasi i plagosur por edhe personi tjetër kanë qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Papritur janë konfliktuar mes tyre dhe në konflikt e sipër i riu ka marrë një plumb në këmbë. Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në plagosjen e të riut nga Postriba gjatë natës së ndërrimit të viteve kur të gjithë po festonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks