Ballina Aktualitet Viti 2025 mbyllet me padi të re për Belinda Ballukun, gati padia...

Viti 2025 mbyllet me padi të re për Belinda Ballukun, gati padia edhe për Benet Becin/ Banorët e Postribës i drejtohen SPAK për ndotjen e ujit të pijshëm

Një padi e re në SPAK i shtohet në fund të 2025-es, zv/kryeministres dhe ministres së energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku dhe 3 vartësve të saj. Janë banorët e Postribës që dorëzuan këtë padi me akuzën e ndotjes së ujit nga gurorja, një problematikë e ngritur prej kohësh nga banorët. E pas Ballukut banorët lajmërojnë një tjetër padi në nisje të vitit të ri 2026, këtë herë për kryebashkiakun Benet Beci.

Protestat, daljet publike dhe denoncimet e këtyre banorëve deri më sot kanë rënë në vesh të shurdhët, ndërsa problematika me ujin vijon prej vitit 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks