Fushata zgjedhore mesa duket nuk i ka penguar institucionet vendore që të bëjnë tendera mbi 100 milionë lekë. Për më tepër procedurat rezultojnë me kritere që shfaqin dyshime për cënimin e garës së drejt.

I tillë është edhe prokurimi i Bashkisë së Vaut të Dejës, për rikonstruksionin e shkollës në Mjedë dhe ndërtimin e palestrës së saj, i cili është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Prokurimi është hapur në datën 5 të këtij muaji, ndërsa vlera e tij shkon në 108 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro.

Subjekti “B93 II” i cili ka shfaqur interes për tenderin, ka vënë re se një nga kriteret që duhet të përmbushet  është që operatori ekonomik duhet të disponojë edhe një “Vinç Eskavator”. Në ankesë, kompania shprehet se kjo kërkesë është konfuze dhe se pretendon që një mjet i tillë nuk ekziston. Më tej thuhet se një këtë makinë nuk e kanë hasur nëpër procedura prokurimi të mëparshme ku kanë marrë pjesë.

Si rrjedhojë, “B93 II” kërkon që autoriteti kontraktor të modifikojë kriteret, pasi sipas tyre bie ndesh me parimet e përgjithshme të ligjit të prokurimit publik, si konkurrenca e lirë dhe diskriminimit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu