Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm, një shtetas rreth 80 vjeç dyshohet se ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur me shpejtësi në disa fshatra të rrethit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit nga tymi, i moshuari ka humbur jetën në vend.

Shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Emergjencave Civile ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkaqeve të zjarrit dhe rrethanave të tjera të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu