Nuk ndalet dhuna ndaj News24 dhe gazetarëve të Focus Media News. Pas fikjes së sinjalit prej 3 ditësh, sot janë grabitur kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve. Janë sekuestruar edhe tavolinat e karriget e punës. Gjithashtu, me kamionët e ushtrisë janë marrë edhe pajisjet e transmetimit të News24.

Në ambientet e brendshme të News24 janë parë edhe kamionë ushtrie. Ata kanë hyrë në oborrin e televizionit. Redaksia e këtij televizioni i bën thirrje urgjente për ndërhyrje, ambasadave të huaja, institucioneve ligjore, deputeteve të Parlamentit dhe kryetareve të partive, që të ndërhyet pasi nëper zyra po konfiskohen dhe po merren të dhënat nga kompjuterët e gazetarëve. Në këto pajisje ndodhen informacione të rëndësishme nga investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm që përbëjnë prova të mundshme kundër abuzimeve, por edhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e gazetarëve dhe burimeve që i kanë siguruar ato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu