Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu në këto vite do të kenë vëmendje të shtuar sa i përket hetimeve ndaj tyre.

Në agjendën e reformave që prek ndryshimet deri në vitin 2027 kërkohet që çështjet të jenë referuar në prokurori deri në dhjetor të këtij viti.

Më tej kërkohet ndjekje efektive në proceset gjyqësore në rastet kur rezulltojnë me dyshime për element kriminale.

Pavarësisht afatit, kërkohet që dosjet të vijojnë të referohen në organin e akuzës së paku deri në qershor të vitit 2025.

Në zbatim të reformës në drejtësi kërkohet që të përshpejtohet puna në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit sa i përket dosjeve të mbetura pa u shqyrtuar ndër vite.

Në rastet e themelit deri në dhjetor të vitit 2026 parashikohet të jetë përfunduar shqyrtimi i të paktën 30 për qind të tyre në shkallën e parë dhe me të paktën 35 për qind në apel

Për të garantuar efikasitetin deri në dhjetor të vitit 2025 qeveria abngazhohet ti japë zgjidhje cështjes së ambienteve të gjykatës së apelit.

Do të jetë viti 2027 ai që do të sjellë ndryshim sa i përket numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Për shkak të shkarkimeve nga vettingu është ulur numri i tyre në detyrë, ndërsa parashikohet që brenda 3 viteve të jenë plotësuar me 70 për qind për magjistratët dhe me 90 për qind e personelit jo magjistratë.

Reforma do të duhet të jetë e shoqëruar edhe me rritjen e cilësisë dhe transparencën e emërimeve në këshillin e lartë të prokurorisë dhe atij të gjyqësorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu