Vijon perplasja politike ne distance mes deputeteve te Shkodres,ku kete here eshte serish socialisti Onid Bejleri qe i kunderpergjigjet Bardh Spahise se PD. Bejleri ne reagimin e tij shkruan:
Në përgjigje të akuzave të z. Spahia, dua ta them qartë dhe pa ekuivok:
Të dashur qytetarë të Shkodrës,
Kurrë nuk kam gënjyer në jetën time dhe shifrat që kam bërë publike janë 100% të sakta dhe të vërteta.
Shifrat që lidhen me bizneset e regjistruar ne Shkoder jane marre nga nje dokument i bashkise Shkoder qe mban firmen e vete Z.Spahia.
Meqë z. Spahia dëshiron të flasë me shifra, më lejoni t’i drejtoj disa pyetje shumë të thjeshta, që lidhen drejtpërdrejt me bilancin e punës së tij gjatë një viti si kryetar i Bashkisë Shkodër:
Sa metra rrugë u asfaltuan gjatë asaj periudhe?
A u ndërhy në ndonjë shkollë, kopsht apo çerdhe?
A u pastrua qoftë edhe një metër kanal apo kolektor për qarkullimin e ujërave?
A u nis puna për ndonjë fushë sportive apo kënd lojërash?
A u lirua ndonjë metër katror hapësirë publike?
A u sistemua ndonjë pallat apo bllok neper lagjet e qytetit?
Besoj se përgjigjet janë shumë të qarta për qytetarët e Shkodrës.
E kuptoj që disa mërziten kur Shkodra nuk përmbytet, sepse për ta, kreditë politike shpesh kanë më shumë rëndësi sesa mirëqenia reale e qytetarëve.
Njëkohësisht, dua t’u drejtohem qytetarëve të Shkodrës me respekt dhe mirënjohje për durimin, mbështetjen dhe besimin që tregoni çdo ditë ndaj punës që po bëhet në qytetin tonë.
Shkodra po ndryshon. Çdo ditë, me punë konkrete, investime reale dhe projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve, po ndërtojmë një qytet më të rregullt, më funksional dhe më dinjitoz për të gjithë.
Po përmirësohet infrastruktura, po rikthehen hapësira publike, po investohet në shërbime, në turizëm dhe në mbështetje të biznesit lokal. Këto nuk janë thjesht fjalë, por punë të dukshme, që çdo qytetar i sheh dhe i ndjen çdo ditë.
Fatkeqësisht, përballë kësaj pune, ka nga ata që zgjedhin rrugën më të lehtë: të mohojnë çdo arritje, të sulmojnë çdo investim dhe të krijojnë një klimë negativiteti që nuk i shërben askujt.
Kritika është e nevojshme dhe e shëndetshme në demokraci, por mohimi i verbër dhe sulmet pa alternativë dëmtojnë qytetin, besimin dhe klimën e jetës e të biznesit në Shkodër.
Qyteti ynë ka nevojë për ide, për debat konstruktiv dhe për përgjegjësi. Nuk ka nevojë për zhurmë, përçarje apo frikësim të sipërmarrësve dhe qytetarëve që duan të ecin përpara.
Shkodra ka qenë gjithmonë qytet i vlerave, i kulturës dhe i punës së ndershme. Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë, pa u ndalur nga fjalët negative, sepse përgjigjja më e mirë ndaj çdo sulmi është puna e bërë mirë.
Me bashkëpunim, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për qytetin tonë, Shkodra do të ecë përpara. Dhe këtë rrugë nuk e ndal dot askush.
Ju faleminderit.






