Në plazhin e Velipojës po vijon aksioni i nisur në fundjavë për pastrimin nga inertet dhe mbetjet e tjera të hapësirave në afërsi të pedonales si dhe heqja e tabelave dhe reklamave të instaluara përgjatë saj.
Pas heqjes së disa tonëve inerte, të lëna nga subjektet që veprojnë në këtë plazh, si dhe të disa tabelave, tashmë një pjesë e pedonales dhe hapësira ranore në anë të saj ofrojnë një tjetër pamje…

Krahas vazhdimësisë së këtij aksioni në gjithë hapësirën e plazhit të Velipojës, Bashkia Shkodër, do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme sa i takon mirëmbajtjes së territorit. Në rastet e konstatimit të ndotjes dhe të zënies së hapësirave, subjektet do të gjobiten sipas ligjit si dhe do të paguajnë koston e lirimit të hapësirës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu