Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:
-në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Brucaj, shtetasin Y. D.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin M. M.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.
-në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Qëndër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.