Ballina Kronike Vijojnë operacionet antikanabis në Lezhë, asgjesohen 338 bimë narkotike

Vijojnë operacionet antikanabis në Lezhë, asgjesohen 338 bimë narkotike

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e 31-të, si rezultat i kontrolleve me dron dhe me forca policore në terren.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, në total 338 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një parcelë toke në fshatin Gjadër, Lezhë.

Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.

Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 31-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gjadër njësia administrative Dajç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 338 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks