Një shqiptar i shpallur në kërkim si pjesë e një bande hajdutësh, e cila përbëhej nga katër shqi8ptarë dhe dy rumunë, ka rënë në prangat e policisë italiane.

Së bashku me dy bashkombas të tjerë ai mundi ti shpëtonte operacionit policor të kryer mëngjesin e të shtunës ku u arrestuan 3 persona, përgjegjës për vjedhje të shumta të kryera nga viti 2020 deri në 2021 në provincat e Benevento, Caserta , Isernia, Salerno, Potenza dhe Matera, kryesisht ndaj impianteve industriale, aktiviteteve tregtare dhe impianteve të prodhimit të energjisë elektrike.

Arratia e tij zgjati më pak se 24 orë. Ai u gjet i fshehur në një  shtëpi në  Portico di Caserta.

Policia thotë se nuk bëri rezistencë ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë.

Të shtunën u arrestuan Florin Stefan Dinu i njohur në grup si Cupilu, Ionut Madalete i njohur si Spartan dhe Shaqir Sula (banorë në Parete).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu