Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin të mërkurën, krim që akoma vijon të mbetet pa autor.

Sikurse duket në këto video, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë disa herë Nikulaj dhe më pas largohet.

68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, rroja është larguar me vrap, për ti shpëtuar plumbave.

Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.

Autori ka përshkuar me motor plot 18 kilometra, duke ju shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.

Pikërisht në fshatin Kakariq, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.

Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu