Qeset plastike vijojnë të përdoren në çdo treg apo furrë buke. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të konstatuar këtë fenomen! Po çfarë thotë Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale? 3 korriku është Dita Ndërkombëtare pa Qese Plastike, që na gjen me një inisiativë të qartë e të guximshme siç është ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, jo vetëm si ligj, po mbi të gjitha si ndryshim rrënjësor i mentalitetit të përgjegjshmërisë sonë ndaj mjedisit. Task Forca është çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e kujtdo që vazhdon me avazin e vjetër të prodhimit a tregtimit të qeseve të ndaluara. Në Shkodër ende një gjë e tillë nuk po gjen zbatim. Marketet janë të vetmet që e kanë vënë në zbatim heqjen e qeseve plastike, por  sërish me kosto mbi qytetarët, pasi qeset e tjera i shesin kundrejt pagesës. E në jo pak raste janë edhe vetë qytetarët të cilët pranojnë qese plastike, për të mos paguar shtesë. 2 vite më parë qeveria Shqiptare dha urdhër që të ndalohen në mënyrë kategorike përdorimi i qeseve plastike, sot 2 vite më vonë ky vendim nuk  por gjen zbatim!/rtsh shkodra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu