Hetimet për ngjarjen e rëndë ku u gjet i pajetë 25-vjeçari Romario Brunga vijojnë, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e vetëvrasjes. Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00 të së enjtes, ndërsa trupi i pajetë u zbulua nga familjarët dy orë më vonë.

Brunga kishte marrë një goditje me armë zjarri në kokë, ndërsa arma e gjetur brenda automjetit të tij ishte e mbushur. Ekspertiza paraprake tregon se në trupin e viktimës nuk kishte shenja të tjera dhune, dhe as automjeti nuk kishte dëmtime të jashtme, çka përforcon dyshimet për vetëvrasje.

Policia vijon marrjen në pyetje të familjarëve dhe personave të afërt për të kuptuar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme që mund ta kishin çuar drejt këtij akti tragjik. Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por vetëm shtatë muaj më pas, vendosi t’i jepte fund jetës me një të shtënë arme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu