Ballina Aktualitet Vettingu në polici, merret vendimi i parë: Kalon Edmond Sulaj

Vettingu në polici, merret vendimi i parë: Kalon Edmond Sulaj

Ka përfunduar seanca e parë e vettingut për kreun e Policisë në qarkun e Shkodrës, Edmond Sulaj. Newspower.al meson se Sulaj e kaloi vettingun dhe është rikonfirmuar në detyrë. Vettingu ka rinisur pas tre vitesh dhe do të vetohen krerët e lartë të Policisë së Shtetit.

Të gjitha subjektet e policisë do ti nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do te vlerësohen edhe nga varësia e alkoolit apo të lojërave të fatit.

Vettingu nuk do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në sitë nuk do të kalojnë 12.000 efektivet nga gradat më të larta të ato më të ulta, por vetëm ata që synojnë poste drejtuesish ose funksione me risk të lartë korruptimi.

Në muajin prill të këtij viti, AMP hodhi shortin ku përcaktoi konkretisht 36 emrat që pritet ti nënshtrohen vettingut, mes të cilëve drejtorë në strukturen qendrore të policisë dhe drejtoritë e qarqeve. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks