Veteranët e futbollit të Vllaznisë janë shpallur fitues të Kupës “Miqësia” të organizuar nga Hysen Zmijani, e cila u zhvillua pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” ku morën pjesë edhe ekipet e veteranëve të Kombëtares së miqve, të Flamurtarit dhe “Michigan United Eagles” të ardhur nga SHBA. Në ndeshjen e parë, veteranët kuqeblu fituan me 11-metërsha ndaj Flamurtarit, ndërsa në finale fituan 1-0 ndaj “Michigan United Eagles”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu