Vetëm 28 sekonda iu deshën atentatorëve të mafiozit grek Vassilis Zampounis për ta ekzekutuar. 44-vjeçari, i cili ishte një nga emrat më të njohur të botës së krimit, u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 Janar) në Neos Kosmos.

Në videot e publikuara nga protothema.gr, shihen dy vrasësit që afrohen me makinë drejt automjetit, në të cilën vetëm pak sekonda më parë kishte hipur Zampounis. Pas ndalojnë makinë, ata zbresin nga automjeti dhe qëllojnë me breshëri drejt makinës së blinduar të viktimës. Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, njëri prej atentatorëve, pasi ka zbrazur karikatorin e parë nga kallashnikovi, ka ndërruar karikatorin, ka hapur derën e shoferit dhe ka qëlluar sërish në drejtim të 44-vjeçarit nga afër, për t’u siguruar që shënjestra e tyre është eleminuar.

Mësohet se mbi 90 plumba kallashnikovi janë gjetur në skenën e krimit mafioz. Oficerët e sigurisë nuk përjashtojnë që të ketë pasur edhe më shumë të shtëna, me qëllim që autorët të siguroheshin që objektivi i tyre të mos shpëtonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu