Vetëm 10 nxënës kanë mbetur në Fishtë të Lezhës.

Numri është pamjaftueshëm për të mbajtur hapur shkollën e fshatit që mban emrin e Homerit shqiptar At Gjergj Fishta.

Në këto kushte klasat u mbyllën dhe nxënësit e Fishtës do ta vijojnë procesin mësimor në Troshan.

Godina tashmë do të shërbejë si kopësht për 5 fëmijë.

Banorët e Fishtës tregojnë se fshati, vetëm 15 kilometra nga Lezha po boshatiset!

“Kanë ikur jashtë shtetit, kanë mbetur shumë pak.

Ikin në emigrim, nuk ka kush ta mbajë,” thonë ata.

Shumë familje kanë lëvizur në zona të tjera, e të tjerë kanë emigruar për një jetë më të mirë, jashtë Shqipërisë.

“Kanë ikur të gjithë, nga kushtet po ikin, për fëmijët,” thotë një banor i zonës.

Shpopullimi ka prekur edhe zona të tjera të Lezhës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga 18 800 nxënës që u regjistruan në 2021, në bankat e shkollave u ulën vetëm 15911.

Në një vit rreth 3 mijë fëmijë më pak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu