Samuel dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit në mes të qytetit të Shkodrës 6 muaj më parë u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës. Troshani, 27 vjeç dhe Sakica,23 vjeç u vetëdorëzuan mesditën e sotme në polici shoqëruar nga avokati Sokol Tahiraj. Ata do të merren në pyetje nga OPGJ dhe më pas do të njihen me akuzën e policisë Shkodër mbi ngjarjen në fjalë. Pritet që avokati mbrojtës të flasë per mediat duke dhënë më shumë detaje mbi akuzat ndaj klientëve të tij dhe pretendimeve që ato kanë.