Ballina Kulture Veshja që i bën gratë “mbretëreshë”, Xhubleta pasuri e gjithë botës, dijebërja...

Veshja që i bën gratë “mbretëreshë”, Xhubleta pasuri e gjithë botës, dijebërja ruhet nga UNESCO

File Kola, 70 vjeç nga Vukli i Tamarës është mbartëse e dijebërjes së Xhubletës dhe është pjesë e Inventarit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Ishte vetëm 7 vjeçe kur gjyshja i mësoi teknikat e endjes së xhubletës dhe prej asaj dite nuk e ka ndaluar punën.

File Kola: I marr të vjetra dhe i riparoj.

Tregon se të prodhohet një xhubletë duhen minimalisht 3 muaj.

File Kola: Lypen në çdo treg dhe nuk gjendet një e re që është bërë këtë muaj. Fustane ka sa të duash.

Gjon Dugilaj ka krijuar një muze me Xhubleta.

Gjon DugilajNuk e di numrin e saktë, por më shumë theksoj vlerës që kanë këto. Është e vetmja rrobë që të fton dhe të dashuron.

Detajet janë ato që bëjnë diferencën dhe tregojnë krahinën ku janë përdorur.

Gjon Dugilaj: Svastikat dhe format që vijnë për xhubletën, zakonisht fillojnë tek gjarpri, dragoi dhe shqiponja. Vermoshi e ka humbur këtë vlerë të svastikës ndërsa Dukagjini e ruajti.

Përfshija e Xhubletës në UNESCO i ka gëzuar ata që jetën ia kushtuan këtij simboli të malësisë ndaj kanë një sugjerim për institucionet trashëgimisë kulturore.

File Kola: Do të njihet edhe më tepër dhe të ruhet edhe më tepër.

Gjon Dugilaj: Është një rrobë që gruas i jep një personalitet të jashtëzakonshëm, e bën mbretëreshë.

Puna për hartimin e dosjes që kjo trashëgimi materiale mbi 4 mijë vjeçare të përfshirjes në UNESCO kaloi nga specialistët e muzeut “Oso Kuka” dhe ruajtësve të traditës.

Ndriçim Mlika: Është pranuar dijebërja, pra teknika specifike se si bëhet.

Xhubleta është krenari dhe tregues i identitetit brenda të cilës fshihej bukuria e vajzave dhe grave malësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks